Deputetët e opozitës në seancën e sotme solemne të Kuvendit të Kosovës me pankarta në duar iu drejtuan presidentit të Austrisë Heinz Fischer: “Kujdes, zotëri president , gënjeshtarë të korruptuar janë ulur aty”.
Ndërkohë, presidenti i Republikës së Austrisë Heinz Fischer, gjatë fjalimit të tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, tha se shteti i tij do të vazhdojë të përkrahë Kosovën.
“Duhet pasur parasysh se qytetarët kanë nevojë për një qëndrueshmëri ekonomike. Demokracia duhet të përmbush pritjet nga qytetarët e vendit dhe duhet të jetë në shërbim të tyre. Ky fjalim i imi para jush nuk mund të kalojë pa thënë diçka për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Austrisë. Austria vazhdimisht ka pas një qëndrim pozitiv karshi zhvillimeve në shtetin tuaj dhe qasja jonë gjithmonë ka qenë kryesisht pozitive karshi asaj se si duhet të pozicionohemi. Ne si anëtar i NATO-së dhe BE-së kemi punuar dhe vepruar në drejtimin që Kosova të njihet si shtet i pavarur, që ekonomia e saj të ringjallet dhe ne”, ka thënë ai, raporton zeri.info.