Për herë të parë, Irami merr pjesë në bisedimet për konfliketet në Siri

454
Irani merr pjesë për herë të parë në bisedimet për zgjidhjen e konfliktit sirian. Në takimin e Vienës, i cili pritet të mbahet të premten, do të jetë i pranishëm ministri i jashtëm Muhamed Zarif, teksa pjesë e negociatave do të jenë gjithashtu Rusia, Turqia dhe Arabia Saudite
Ministri i jashtëm iranian Mohammad Zarif do të marrë pjesë në bisedimet shumëpalëshe të kësaj jave në Vjenë për gjetjen e një zgjidhje politike në konfliktin në Siri. Kjo është hera e parë që Irani, aleat i fuqishëm i presidentit Bashar Al-Assad merr pjesë në bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pikërisht për këtë çështje. Pjesë e bisedimeve janë gjithashtu rusia, Arabia saudite dhe turqia. Kurse Egjipti dhe Iraku deklaruan se kanë pranuar ftesën për këto bisedime të rëndësishme. Raundi kryesor i bisedimeve pritet të mbahet të premten, por burime diplomatike thonë se disa takime paraprake mund të mbahen që mbrëmjen e të enjtes.
Sipas agjensisë së lajmeve iraniane Fars, vendimi i minsitrit të jashtëm të Iranit për pjesmarrje në bisedime erdhi pas bisedës së tij telefonike me homologun e tij rus Sergei Lavrov, teksa zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia është në mbështetje të zgjerimit të dialogut mbi çështjen siriane. Irani besohet se ka shpezuar miliarda dollarë gjatë 4 viteve të shkuara në mbështetje të presidentit Bashar Al-Assad, në financimin e këshilltarëve ushatarë dhe subvencionimin e armëve luftarake. Megjithatë opozita siriane paralajmëron se përfshirja e Iranit në bisedime do të sjellë vetëm komplikime gjatë takimit të Vjenës. Irani dhe Rusia aleatë të presidentit Bashar Al-Assad, kohët e fundit kanë rritur rolin e tyre ushatarak në konfliktin sirian.
Irani ka pranuar prej kohësh dërgimin e këshilltarëve ushtarakë në Siri por ka mohuar gjithmonë praninë tokësore ushtarake, kurse Rusia nisi sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik gjatë mujit shtator.
Sigal