E frikshme në SHBA, humb jetën një foshnje e prekur me koronavirus

49

 Zyrtarët në shtetin e Illinois raportuan vdekjen e parë të një foshnje nga pandemia e koronavirusit.

Tashmë CoVid-19 ka shënuar edhe viktimën më të re në moshë, që prej kohës kur nisi të shpërndahej në Wuhan të Kinës.

“Asnjëherë nuk ka pasur një vdekje të shoqëruar me COVID-19 në një foshnjë”, tha drejtori i Departamentit të Shëndetit Publik të Illinois Dr Ngozi Ezike.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës.” ka shtuar më pas ai.

Ezike tha se po zhvillohet një hetim për të përcaktuar shkakun e plotë të  vdekjes.

Zyrtari raportoi 465 raste të reja të virusit në Illinois, përfshirë 13 vdekje të Shtunën. Në total, shteti ka afro 3.500 infeksione.

“Mosha e rasteve varion nga më e reja se një deri në 99 vjet,” tha departamenti në faqen e tij të internetit.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, virusi ka infektuar më shumë se 663,000 në të gjithë botën, duke përfshirë 124.200  rastet në SH.B.A.

Deri më tani ai ka vrarë 30.820, përfshirë 2.100 në SH.B.A.