Kuvend, Paloka kërkon Ramë: Të japë sqarime për denoncimet e Donald Lu

532
Kuvendi nis punimet ku në rend të ditës parashikohet dhe shfuqizimi i ligjit “Kodi i Etikës së Policisë”.
Nga foltorja e Kuvendit Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka tha se kryeministri duhet të japë shpjegime për deklaratat e ambasadorit.
Edi Paloka: “Presim shpjegime nga Kryeministri për denoncimet e ambasadorit . Sot ministrin e Brendshëm e akuzojnë dhe ndërkombëtarët për lidhje me krimin. Frroku dhe Shullazi u lanë të lirë nga policia. Dua të korrigjoj deklaratën e ambasadorit amerikan se ka njerëz të dënuar për këto të dy. Është dënuar kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj partie se denoncuan faktin se kriminelë të tillë lihen të lirë nga policia se janë miq të Ministrit të Brendshëm që mbahet në atë post nga kryeministri.
Ndërkohë ish kryeministri Sali Berisha kërkoi të dijë se ku ndodhet kryeminsitri Edi Rama.
Sali Berisha: Qarkullojnë llafe se me paratë e shqiptarëve ka shkuar për të hapur ekspozitë me zhgarravina të tij. Seanca është e një rëndësie kapitale ku bandat bëjnë ligjin. Duam sqarime”
Valentina Leskaj: Kryeministri në këtë moment është në një takim me homologun turk.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Stamboll për të marrë pjesë në Samitin e VII të Këshillit të Atlantikut për Energjinë dhe Ekonominë.
Kuvendi mbajti një minutë heshtje për nder të viktimave të sulmeve në Paris
Sigal