Maqedonia në vendin e 59-të sipas infastrukturës së aeroportit

145
Forumi Ekonomik Botëror ka publikuar raportin ‘Travel & Tourism Competitiveness’, që krahason dhe rendit 141 vende në botë. Raporti botohet çdo dy vjet, krahason 14 pika, një prej të cilave është transporti, raporton Lider. Në raporti e vitit 2015 thuhet se Maqedonia ka infrastrukturë më cilësore të aeroportit vendet e ish-Jugosllavisë (Bosnja dhe Kosova nuk janë pjesë e raportit. Maqedonia është renditur në vendin e 59-të në botë sipas infrastrukturës së aeroportit me një notë mesatare prej 4.7 (pikët variojnë nga 1 për më të kqijat, deri në 7 për më të mirat). Pas Maqedonisë është Sllovenia në vendin e 67-të, Mali i Zi në vendin e 74-të, Kroacia në vend të 76-të. Serbia ka rënie në listë dhe tani është në pozitë të 111.