Kryeministrja e Finlandës takon Zelensky-n, viziton dhe qytetet e shkatërruara të Ukrainës

56
Sigal

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kiev.

Ajo vizitoi gjithashtu qytetet e shkatërruara ukrainase, Irpin dhe Bucha, sipas autoriteteve lokale.

Marin u pa e veshur me një jelek antiplumb, duke ecur me zyrtarë dhe ushtarë.

Kryeministrja njoftoi së fundmi vendimin historik të Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO.

Vendi ka marrë mbështetje nga SHBA-ja, por Turqia po kërcënon të bllokojë Finlandën dhe Suedinë – duke akuzuar vendet nordike se po strehojnë militantët kurdë.