U tremb nga policia italiane, i riu shqiptar gëlltit zarfin me kokainë në përpjekje për të shpëtuar, dërgohet në spital

82
Sigal

Agjentët e Policisë së Komisariatit të Spoletos në Italia kanë arrestuar një të ri shqiptar, i cili në tentativë për t’iu shmangur kontrollit policor, ka gëlltitur një zarf që përmbante lëndë narkotike kokainë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 24 majit, por është publikuar ditën e sotme nga mediat italiane.

Efektivët e policisë gjatë patrullimeve në Pontebari, një zonë e frekuentuar kryesisht nga trafikantë dhe shpërndarës droge, kanë vënë re një të ri, të identifikuar më pas si shtetas shqiptar, i cili tërhoqi vëmendjen e karabinierëve duke tentuar të fshihej.

Pas dëshmisë në polici se kishte gëlltitur lëndën narkotike, i riu iu nënshtrua një ekzaminimi dhe terapie për të shmangur rreziqet që mund ‘i vinin në shëndet.

Sipas policisë italiane, i riu shqiptar rezulton se është ndaluar edhe një herë në të njëjtin vend ku i janë gjetur 11 pako me kokainë gati për shitje.

Në përfundim të aktgjykimit në lidhje me këtë çështje ai u dënua me 8 muaj burg dhe 2000 euro drogë, me marrëveshje për pranimin e fajësisë.