Greqi – Shqiptari urdhëroi vrasjen me thikë e 6 plumba të bashkëkombësit

510
Sigal

Organet hetimore greke
kanë zbardhur vrasjen e një shqiptari të ndodhur rreth tri vite më parë.

Vrasja e 29 vjeçarit
shqiptar ka ndodhur në zonën Exarchia dhe porositës i krimit është një tjetër
shqiptar, 32 vjeçar.

Sipas gazetës greke
“Protothema”, krimi ndodhi mbrëmjen e 24 nëntorit, ku 29 vjeçari u gjet i vrarë
me 6 plumba, ndërsa një person i dytë e kishte qëlluar atë me thikë në shpinë.

Sipas policisë greke,
krimi ka ndodhur për kontrollin e trafikut të drogës në zonën Esarchia, ku
kishte pasur rivalitet midis dy grupeve.

32 vjeçari u arrestua
në vitin 2016, i akuzuar për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe shkelje të
ligjit kundër drogë, pastrimit të parave dhe akteve të tjera të paligjshme.

Dosja është dorëzuar
pranë prokurorit të Athinës po zhvillohen hetime të tjera.