Maqedonia dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshjen për emrin

511
Sigal

Maqedonia dhe Greqia të dielën nënshkruan marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit. Dokumenti që parasheh emrin, “Maqedonia e Veriut”, u nënshkrua në Prespë, në pjesën e Greqisë nga Ministrat e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, në prani të kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras. Kryeministri grek marrëveshjen e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme për të ardhmen e dy vendeve. “Kjo është një marrëveshje patriotike mes dy popujve. Me këtë zgjidhet një kontest shumëvjeçar, forcon besimin mes dy vendeve dhe popujve…marrëveshja do të hap edhe një faqe të re në zhvillimin ekonomik mes dy shteteve”, ka deklaruar kryeministri, Aleksis Tsipras. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në fjalimin e tij marrëveshjen e ka vlerësuar si historike dhe shumë të rëndësishme për të ardhmen evropiane. “Ndjenja ime sot është se me nënshkrimin e marrëveshjes po zhvendosim edhe malet, sot po i japim fund një kontesti, dallimeve shumëvjeçare që kishin ngritur mure mes dy shteteve…kemi humbur shumë, por ne pas shumë përpjekjesh arritëm marrëveshje të dinjitoze për ndërtimin e miqësisë…e kaluara na ka mësuar shumë, duhet të mësojmë nga e kaluara dhe jo ta përsërisim”, ka deklaruar Zaev. “Ne po ndërtojmë të ardhmen, marrëveshje na inkurajon për besim më të madh mes dy vendeve dhe jetë më të mirë mes dy popujve tanë… po ndërtojmë miqësi me Greqinë. Ajo do të jetë mbështetëse e jona për proceset në vazhdim. Kjo marrëveshje do të forcojë paqen dhe sigurinë jo vetëm në vendet tona por edhe më gjerë”, ka deklaruar Zaev duke theksuar se me këtë marrëveshje qytetarët do të kenë perspektivë më të mirë si dhe do të forcohet miqësia dhe siguria në rajon. Në aktin e nënshkrimit të marrëveshjes kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë ndërkombëtare si ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimiç, Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogerini, komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn, Rozmari Di Karko, përgjegjëse për çështje politike e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, si dhe diplomat nga më shumë vende perëndimore. “Të gjithë duhet të jemi falënderuar që kemi liderë të këtillë, të përgjegjshëm për të ardhmen e vendeve të tyre. Kjo marrëveshje paraqet dokument strategjik për interesat e dy vendeve. Ishte një proces ishte i vështirë, por është kënaqësi kur i gjithë mundi rezultoi me marrëveshje e cila duhet të jetë shembull për rajonin dhe më gjerë. Me këtë dëshmuam se kur ka vullnet mund të arrihet marrëveshje”, ka deklaruar ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimiç. Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, tha se ndjehet krenare për marrëveshjen e arritur, e cila sipas saj duhet të inkurajoj edhe pjesë tjera të rajonit për të ndërmarrë hapa të guximshëm për të mirën e paqes dhe prosperiteti në rajon dhe më gjerë. “Kjo marrëveshje e bënë Evropën më të bashkuar dhe më paqësore. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për dy palët, por për tërë Evropën.