Santos i mahnitur nga Ronaldo: Është fenomen, e pres edhe në “Katar 2022”

353

Dedikimi i Ronaldos për formën, regjimi i fitnesit dhe thyerja e pandalur e rekordeve e bëjnë të pamundur të mos mendohet se portugezi do jetë protagonist edhe në moshën 37-vjeçare, kur Botërori do zhvendoset në Katar (për “Qatar 2022”). “Është lojtari më i mirë në botë”, është shprehur trajneri i kombëtares së Portugalisë, Fernando Santos, pas barazimit 3-3 ndaj Spanjës.

“Jam me fat që ai është portugez dhe shpresoj që në Katar të jetë ende me ne për të na dhuruar gola. Për të, më e rëndësishme se forma fizike është ajo psikologjike. Ka një mendje dhe rezistencë fizike të jashtëzakonshëm. Edhe në disavantazh 3-2, ishte ai që mori në duar frerët e skuadrës dhe u dha të gjithëve besim. Luan gjithmonë në skuadrat më të mira të planetit dhe merr pjesë thuajse përherë në finale: kjo i jep një tjetër perskeptivë për të parë futbollin. E përsëris: jam me fat që kam një lojtar të tirë në skuadër”.

MADHËSHTOR
“Kristiano Ronaldo po përmirësohet me kalimin e viteve”. Pas trajnerit Santos, shoku i skuadrës Bernardo Silva, mesfushori i Mançester Sitit, ka vijuar me elozhet drejtuar “yllit” portugez. “Shumë lojtarë pësojnë një rënie në formë në moshën e tij, çka mund të shihet absolutisht si diçka normale. Por, jo ai. Ka luajtur te Mançester Junajtid e tani te Reali i Madridit: ka qenë madhështor prej 10 vitesh. Kristiano vetëm përmirësohet e përmirësohet dhe shpresoj të mbajë këtë nivel edhe në ndeshjet e radhës”.