Maqedoni, Blindohet kufiri me Greqinë, nuk lejohen emigrantët

601
Maqedonia blindon kufirin me Greqinë dhe nuk lejon emigrantët që vijnë nga fqinji jugor të futen në territorin e saj. Me mijëra vetë, aziatikë e afrikanë, kanë mbetur kështu të bllokuar në kufirin mes dy shteteve, duke krijuar një situatë të ngjashme me atë të ndodhur vetëm pak javë më parë në kufirin italo-francez, ku emigrantët mbetën të bllokuar për disa ditë në shkëmbinj.
Pjesa më e madhe e tyre kanë disa ditë në kufi dhe kanë ngritur aty tenda dhe strehime të improvizuara në pritje për të kaluar më pas nga Maqedonia, për në Serbi dhe Hungari.
Sipas raportimeve nga mediat maqedonase ata janë pa ushqim prej disa ditësh dhe presin me padurim të mësojnë fatin e tyre nga autoritetet maqedonase, të cilat nga ana e tyre nuk pranojnë t’i lënë të kalojnë si pasojë e efektit zinxhir që ka sjellë vendimi i Hungarisë për të ngritur një gardh përgjatë vijës kufitare me Serbinë.
Kjo e fundit ka bërë të ditur se përballë këtij vendimi nuk do të lejojë më emigrantë të futen në territorin e saj, duke rritur frikën në Shkup se azilkërkuesit do të mbeten brenda kufirit të Maqedonisë.
Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi parlamenti vendosi që t’u garantonte azilkërkuesve në Maqedoni leje kalimi 72-orëshe, në mënyrë që të lëviznin lirshëm dhe të shfrytëzonin vendin si tranzit për të arritur destinacionin e tyre, shtetet e Bashkimit Europian.
Sigal