Britani/ I dënuar për një sërë krimesh në Itali, arrestohet shqiptari

385
Sigal

Një 25 vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga policia britanike pasi rezulton të jetë i kërkuar në Itali.

Hekri Domi është dënuar për grabitje, transport të paligjshëm të armëve, lëndime personale dhe grabitje.

Ai do të duhet të kryej 9 vite e 9 muaj burg, pas disa dënimeve të dhëna nga gjykata e Udines dhe ajo për të miturit në Trieste, për krime të kryera gjatë vitit 2011 dhe 2013.

Krimi i parë ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur në prill të vitit 2011. Domi, ende i mitur, me dy bashkatdhetar, kanë kryer grabitjen e një supermarketi në Mantova. Me armë të rreme, ata grabitën 1800 euro para të gatshme.

Episodi i dytë ka ndodhur në tetor të vitit pasardhës, ku Domi vjedh një dyqan në Piazza XX Settembre, duke marrë 355 euro.

Në këtë rast, shqiptari kërcënoi me thikë arkëtarin. Në janar 2013, shqiptari i zhvati 500 euro një italiani. Në të tre rastet, skuadra e policisë e kishte identifikuar Domin brenda disa orëve.

Të hënën, nga ana tjetër, policia hungareze arrestoi Erjon Gjokën, 32 vjeçar shqiptar, i dënuar me dy vjet nga Gjykata e Udines për një varg vjedhjesh të bëra në mes të 2011 dhe 2013 në Friuli. Për të dy procedurat e ekstradimit do të kryhen së shpejti.