Kosovë, sulmohet me vezë zv/ministri i Jashtëm Petrit Selimi

470
Prishtinë- Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, është sulmuar me vezë nga aktivistë të Vetëvendosjes ndërsa ndodhej në oborrin e Qeverisë së Kosovës.
Video e sulmit u shpërnda nga Vetëvendosja, ndërsa thekson se sulmi ndaj Selimit është kryer pasi ai ka miqësi me ministrine jashtëm serb, Ivica Dacic.
“Asnjëri nga eksponetët e kësaj Qeverie nuk do të mund të vazhdojë punën normalisht, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi. Nuk ka kuptim që pushteti të zhvillojë jetë normale dhe të rehatshme derisa shteti po shitet e de-funksionalizohet dhe qytetarët po varfërohen” thekson në një deklaratë për mediat Vetëvendosja.
Sigal