Ja momenti kur dallga 10 metër godet restorantin plot me njerëz

608
Sigal

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani ditën e sotme. Moti i keq me erë me shpejtësi deri në 80 kilometër në orë dhe shirat e rrëmbyer kanë shkatërruar shtëpitë dhe makinat.

Një moment dramatik është kapur me foto në një restorant në breg të detit i cili u godit papritur nga një dallgë mbi 10 metër e lartë.

Reshjet e mëdha të shiut përmbytën hekurudhat dhe shkaktuan rrëshqitje dherash, duke sjellë dëme të konsiderueshme. Ndërkohë autoritet kanë vënë alarmin, pasi dita e nesërme pritet të sjellë shira akoma më të rrëmbyer.