Itali/ Makina përplaset me kamionin, tre shqiptarë plagosen

475
Sigal

Tre shqiptare kane mbetur të plagosur në një aksident që ndodhi mëngjesin e sotëm në Itali.

Aksidenti ndodhi para orës 08:00 të mëngjesit në zonën e Santa Lucia. Një kamion dhe një Volkswagen, me tre shqiptarë në bord, dy djem 20 dhe 22 vjeç dhe një burrë 60 vjeç u përplasen mes tyre.

Për fat asnjë nga tre të plagosurit, me origjinë shqiptare nuk ishte dëmtuar me rrezik për jetën.

Por përveç ambulancave, në vend ishte e nevojshme dhe ndërhyrja e zjarrfikësve, për të normalizuar situatën dhe zhbllokuar trafikun.