Itali/ Aksidentoi çiklistin, ja si u ra në gjurmët e ‘piratit’ shqiptar

480
Sigal

Një shofer shqiptar ka menduar se ia ka hedhur paq policisë pasi u përfshi në një aksident të rëndë, por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë.

Ai po drejtonte një mjet tip furgon me shpejtësi kur shkeli vijëzimet dhe përplasi një çiklist.

Por një telekamera rruge ka regjistruar gjithçka.

Kështu në pak orë ‘pirati’ shqiptar, një shqiptar 42 vjeçar, u gjend para agjentëve të policisë lokale në Milano që e akuzuan edhe për mosdhënie ndihme personit të aksidentuar.

Ngjarja sipas medias italiane mësohet se ka ndodhur në mbrëmjen midis të shtunës dhe të dielës midis rrugëve Giambellino dhe Tito Vignoli në Milano.