I pakënaqur me Macron, ministri francez jep dorëheqjen live në radio

950
Sigal

Ministri i Ekologjisë në Francë, Nicolas Hulot ka dhënë këtë të martë dorëheqjen live në një intervistë radiofonike.

Ai i tha për radio “France Inter” se po largohet nga qeveria: “Unë mora vendimin për të lënë qeverinë,” tha ai, duke pranuar se ai ndihej “i vetëmuar” për çështjet që lidhen me mjedisin.

62-vjeçari tha se presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministri Edouard Philippe nuk ishin në dijeni të vendimit, duke thënë se ata ndoshta do të përpiqen për t’i ndryshuar mendjen atij.

“Është vendim i ndershmërisë dhe përgjegjësisë”, shtoi ai, “vendimi më i vështirë i jetës sime”.

Prezantuesit e emisionit në radio nuk ishin në dijeni se ministri do të jepte dorëheqjen.

“Nuk dua të jap iluzionin se prania ime në qeveri do të thotë që i përmbushim standardet për këto çështje, prandaj po marr vendimin për të lënë qeverinë,” tha Huloti, të cilit prezantuesit e pyetën, nëse ai e kishte seriozisht atë që po deklaronte.

Hulot u emërua ministër për herë të parë në maj 2017 nga Macron, pasi kishte refuzuar oferta nga disa udhëheqës francezë.