U shtrua në spital për një infeksion, Bill Clinton kthehet në shtëpi

193
Sigal

Ish-presidenti Bill Clinton ka dalë të dielën nga spitali i Kalifornisë Jugore ku po qëndronte i shtruar pas diagnostikimit me një infeksion në gjak, i njohur ndryshe si helmim.

VOA raporton se një zëdhënës i ish-presidentit tregoi se Clinton do ta marrë pjesën e mbetur të  mjekimit në shtëpi.

I pyetur nga gazetarët se si ndjehej, Clinton i është përgjigjur duke ngritur gishtin e madh të dorës lart për të treguar se është mirë.

“Temperatura dhe numri i rruazave të bardha të gjakut janë normalizuar dhe ai do të kthehet në shtëpi në Nju Jork për të përfunduar ciklin me antibiotikë”, thuhej në një deklaratë të Dr. Alpesh N. Amin të shpërndarë në Tëitter nga një zëdhënës i Bill Clinton.

Ish-presidenti u shtrua të martën në spital. Shkak nuk ishte virusi Covid-19, por një infeksion që dyshohet të ketë patur në traktin urinar.