Mblidhet Komisioni për 25 prillin, që në fillim debat mes PD-PS

47
Sigal

Pasi PD-ja e kërkoi, sot ka nisur punën Komisioni Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit. I pari në mbledhje foli kryetari i Komisionit Enkelejd Alibeaj, por pas tij e mori fjalën edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Ky i fundit tha se bazuar në ligjin përkatës asnjë prej anëtarëve zëvendësues nuk duhet të marrë pjesë në këtë mbledhje dhe në asnjë mbledhje tjetër ku nuk është e nevojshme. Sipas Bardhit në total duhen 15 persona në mbledhje, ndërkohë që ishin 16 bashkë me anëtarin zëvendësues, Etjen Xhafaj.