“Të shtyhet mbledhja!”, përplasje mes deputetëve socialistë dhe demokratë në Komisionin Hetimor të 25 prillit. Alibeaj: Mos më detyroni t’iu fik mikrofonin

184
Sigal

Debati:

Tonin Gogu: Një sekondë

Enkelejd Alibeaj: Zoti Gogu

Gogu: Zoti kryetar, ju lutem

Enkelejd Alibeaj: A ka mundësi ta vazhdoj unë. Gjithsecili këtu e ka aftësinë dhe mundësinë që të vazhdojë më së paktu etikën e diskutimit. Fakti që jeni ngutur dhe më ndërprisni nuk ju jep të drejtën..Po përpiqesha të kuptoja kërkesën proceduariale. Ajo kërkesë bazohet te fakti që nuk keni pasur kohën për ta diskutuar. Po është e vërtetë ka një përfaqësues nga secila palë. Jemi të detyruar të zbatojmë edhe rregulloren e kuvendit.

Gazment Bardhi: Kërkesa për ta shtyrë në seancën tjetër është për të shtyre. Ne e nisim nga neni 1 dhe e hartojmë bashkë. Meqënëse doni ta hartoni, e hartojmë, prandaj jemi mbledhur. Sa i takon kërkesës për ta shtyre, bie ndesh me ligjin. Zonja Bushka ka gjetur gabime, zoti Nacco thotë ka një thes me gabime. Pse duhet të marrim një orë kohë nga mbledhja për një gjë kaq praktike. Kërksesa për ta shtyrë bie ndesh me ligjin. Unë nuk e vnedos, por nuk e vendos as ti. E vendos rregullorja. Ju lutem mos na pengoni të fillojë sa më parë hetimi.

Enkelejd Alibeaj: E vetmja gjë që nuk do të doja të bëja është t’iu fik mikrofonin, sepse do të thotë se nuk po respektojmë rregullat dhe etikën. Secili ka të drejtë fjale por jo të ndërhyhet te njëri tjetri.

Petro Koci: Uroj mbarësi dhe funksionim normal të këtij komisioni, pavarësisht përcaktimeve politike të paleve, meqë u fol për shpjetësi vendimesh mendoj se bëhet nëse praktika do bëhet me konsultim. Sa i perket rregullores nuk na prish punë që për 3 ditë të bëjmë një mbledhje vetëm për këtë, nuk ka dicka standard por ka model. Nuk na pengon mosmiratimi i rregullores për të zgjedhur vendimet.