Holanda publikon shifrat: Shqiptarët ilegalë në vendin tonë

424
Sigal

Holanda ka dorëzuar sot zyrtarisht në KE projekt rezolutën e miratuar pak kohë më parë në parlament, që kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët.

Përfaqësuesi i Holandës në BE, Robert de Groot i ka dërguar letër Komisionit Europian, ku kërkon vlerësimin e rezolutës së parlamentit hollandez.

Në letrën e Groot theksohet se shqiptarët kanë rol të rëndësishëm për krimin e organizuar në Amsterdam e Roterdam. Më tej sqarohet se është rritur numri i emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që futen në Holandë.

Në dokument publikohen disa tabela që tregojnë numrin e shqiptarëve që janë futur ilegalisht në Holandë prej vitit 2009. Bie në sy që ky numër ka ardhur në rritje.

Në vitin 2018 në Holandë janë futur ilegalisht 945 shqiptarë, nga 75 që ishin në vitin 2009.

Në këto tabela gjithashtu raportohet edhe për numrin e shqiptarëve që kanë kërkuar azil në Holandë, kjo shifër është gjithashtu në rritje.

Nga 15 shqiptarë që kanë kërkuar azil në vitin 2009 në Holandë, në vitin 2018 numri ka shkruar në 550.