Suplementi Pena Shqiptare/ Flutura Açka: Nokturn

635
Sigal

Në brinjë të natës,
e thiktë, një shtijë pezmi gjen udhë,
çahet n’pezulli,
e fundit barrë e durimit,
derdhet n’eterin e vagullt bluhiri,
në nokturn, zë e sit hi.

Shpellon nata,
regëtimat e flakta,
të fundmet shenja, thëthin.
Ku vajte, dritë,
që e varur në çengelin e pritjes,
ishe gjer tani?

Po heshtja është heshtje e si heshtje heshton,
nuk gjegjet, është vonë.

Një hije kokëfortë,
shtijane shfaqet, e shtigjeve të pagjumta shëtit,
merr formë,
merr frymë,
merr kuptim,
fatin ma lexon.

E vogla regëtimë hyjnore,
larg,
nuk po të shquajë dot qiellit të zi.
Sa e pafund zbrazja,
sa i tej-e-tej-të errëtimi,
n’kët’ natësí.

 

Nga “Roja e dritës”, 2018