Gruevski nuk pranon dorëheqjen ‘Kryeministrin e vendosin qytetarët’

388
Sigal

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski nuk i pranoi kërkesat kryesore politike të liderit opozitar Zoran Zaevit që i shpalosi të martën në Sallën Universale. Zaev kërkoi që qeveria të japë dorëheqje dhe të formohet qeveri e re kalimtare. Sipas kryeministrit Gruevski kjo është e papranueshme sepse sipas tij për atë se kush do të jetë në qeveri vendosin qytetarët me votën e tyre. 

“Kërkesa e tyre kryesore ishte të formohet e ashtuquajtura qeveri kalimtare. Diçka si koalicion i gjerë, nëse mund të kuptoj mirë dhe dorëheqje nga qeveria, nga unë, nga ministrat e tjerë. Për atë se kush do të jetë në qeveri e kush jo, vendosin qytetarët e Maqedonisë në zgjedhje. Ata janë që vlerësojnë, japin votën, besimin se cila parti politike dhe kush do të jetë kryeministër, e jo z. Zoran Zaev”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqeonisë.