Renditja e FIFA-s, Shqipëria fiton 2 pozicione, Spanja vazhdon rënien

484
Sigal

Pavarësisht se nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje për muajin Mars, Shqipëria ka ngjitur dy pozicione në renditjen e FIFA-s për këtë muaj që është publikuar ditën e enjte. Për muajin Shkurt, Shqipëria ishte në vendin e 63, ndërsa për Marsin ngjit 2 shkallë duke u pozicionuar e 61.

Ndeshja e radhës për Shqipërinë është përballë Armenisë më 29 Mars. Kundërshtari armen ka humbur 5 vende duke zbritur në vendin e 79. Në 10 më të mirat e botës nuk ka ndryshime. Gjermania vazhdon të mbajë vendin e parë, e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia.