Erdogan: Assad nuk është e ardhmja e Sirisë

122
Presidenti sirian, Bashar al Assad, i cili ka masakruar popullin e tij, nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë dhe nuk do ta ketë kurrë, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në konferencën mbyllëse të shtypit, në kuadër të samitit të G20-ës, që zhvilloi punimet në qytetin turk të Antalias. “Çështjet rajonale, duke filluar nga refugjatët dhe duke përfunduar te terrorizmi, nuk mund të zgjidhen pa bashkëveprimin dhe pranimin e të gjithë qytetarëve sirianë”, theksoi Erdogan.

”Mes përparësive të vendit duhet të jetë integriteti i tij territorial. Shumë shpesh Turqia ka shprehur shqetësimi e saj për zgjerimin e mundshëm në veri të Sirisë të trupave kurdo-siriane të PYD-it, që tani është në pararojë të luftës kundër ISIS-it”, deklaroi presidenti turk.