“Platforma”, Vasili: Financimi i LSI transparent për të gjithë, përkrahim dekriminalizimin

434
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili prezantoi platformën e re të LSI-së menjëherë pasi u mblodh Kryesia e kësaj force. Vasili tha se LSI-ja do bëjë transparente dhe publike për cilindo të interesuar financimet, donacionet dhe shpenzimet, burimet e financimit si dhe pr/buxhetin e partisë për 2016-ën. “Gjithashtu do bëjmë publik shpenzimet dhe burimet e financimit të çdo aktiviteti publik jo më vonë se dy ditë pas mbajtjes së tij”. “Lidhur me një shqetësim të partive politike, LSI në platformën e saj të sapomiratur përkrah reformën e dekrimnializimit, distancohet nga çdo individ i tillë. Pavarësisht ndryshimeve në kodin zgjedhor të zbatohet barazia gjinore, jo më pak se 50% të jetë pjesëmarrja e tyre, të ketë pjesëmarrje të gjerë të të rinjve, të kufizojmë përfshirjen e biznesmenëve në poste publike për të shmangur konfliktin e interesit”,- përmendi më tej Vasili disa prej gjetjeve të platformës.

Në platformë sipas tij përcaktohet qartë se çdo anëtar i LSI-së duhet t’ju referohet ligjeve dhe të t’i zbatojë ato me përpikmëri. “Të zgjedhurit e LSI duhet të kenë vlera të panegociueshme, të ketë zbatim me përpikmëri të ligjeve të shtetit, të mos përfshihen në asnjë ndërhyrje që bie në ndëshkim me ligjin. Për këdo do merren masa, të ketë distancim nga korrupsioni dhe abuzimi me detyrën. Kjo linjë politike është konstante konsekuente, dhe do jetë për çdo veprimtar, aktivist tonin”,- shtoi më tej Vasili. Vasili është shprehur se LSI mbështet qëndrimin e kryeministrit Rama sa i takon politikave fiskale të vendit për vitin 2016.

“E gjithë paketa e paraqitur sot nga Rama është një qëndrim politik dhe shtetëror për t’u përshëndetur, pasi ky pason një aksion të gjerë kundër informalitetit, i mirëpritur dhe i mbështetur, pasi formalizimi i ekonomisë është një nga elementët thelbësore të një ekonomie që funksionon. Kjo fushatë e madhe në terren do të krijonte mundësinë për të pasur të dhëna të qarta. Qeveria është për t’u mbështetur për këtë qëndrim të mbajtur. Mbështetja jonë është e plotë në këtë rast, pasi synohet formalizimi i ekonomisë. Shqipëria ka ambicie për t’u rritur ekonomikisht”, tha Vasili.
Sigal