Sulmi në Paris, Duka dhe Cana homazhe në Ambasadën franceze

539
Për të shprehur ngushëllimet për viktimat e sulmit terrorist në Paris ditën e premte në Ambasadën Franceze në Tiranë ishin mjaft personalitete të fushave të ndryshme në vend. Ngushëllime përcollen edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, dhe Kapiteni i Kombëtares Lorik Cana:

Armando Duka : “Ngushëllimet tona për humbjet e ngjarjeve të fundit dhe solidaritetin tonë në këto ditë të vështira për ta.Si qytetarë dhe si njerëz që do shkojmë të luajmë në Francë, do shkojmë pa frikë ta luajmë atë europian atje. Do të japin çdo kontribut për të mirën e njerëzve dhe për të mirën e paqes.”

Lorik Cana: “Vlerat tona si vend dhe si shoqëri do mbahen dhe jam i sigurt që ne bashkë me tifozët tonë do ikim të festojmë atje bashkë me francezët.”

Për të shprehur ngushëllime në ambasadën franceze ishte dhe nënkryetarja e kuvendit Valentina Leskaj:
Valentina Leskaj: “Për të shprehur solidaritetin besoj që është një obligim dhe detyrim i çdo qënie njerëzore, i çdo njeriu e qytetari të thjeshtë dhe natyrisht e çdo politikani.Sidomos për këtë rast sepse jo rastësisht është goditur zemra e lirive njerëzore.” Ditën e premte 129 persona humben jetën në Paris si pasojë e sulmeve 7 sulmeve te marra persiper nga organizata terroriste ISIS.
Sigal