Meta shpreh ngushëllime në Ambasadën e Francës për ngjarjen tragjike në Paris

456
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, shprehu sot ngushëllime në Ambasadën e Republikës së Francës në Tiranë për ngjarjen tragjike të ndodhur në Paris. Meta zhvilloi një vizitë në Ambasadën e Republikës së Francës në Tiranë, ku u takua me Ambasadorin, Bernard Fitoussi, për t’i shprehur ngushëllimet për ngjarjet tragjike të ndodhura të premten e kaluar në Paris, Francë, ku humbën jetën mbi 100 persona pas disa sulmeve terroriste. Kryetari i Kuvendit Meta la edhe një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës.
Sigal