E treta e G20, Turqia në rritje

51
Turqia me rritjen ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti është renditur e treta mes vendeve G20. Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OCED) njoftoi shifrat e rritjes mes vendeve anëtare të G20 që nga tremujori i dytë i 2015 të krahasuara me tremujorin e parë të vitit, raporton Anadolu Agency (AA).
OECD njoftoi se ekonomia botërore e cila përbëhet me 85 përqind nga vendet anëtare të G20 në tremujorin e dytë në krahasim me tremujorin e parë ka patur një rritje me 0.7 përqind.
Sipas buletinit OECD, ekonomia kineze e dyta në botë në tremujorin e dytë të 2015 mes vendeve të G20 ka shënuar rritjen më të fortë. Vendi në tremujorin e dytë në krahasim me tremujorin e parë ka shënuar një rritje me 1.7 përqind. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin dytë të këtij viti në krahasim me tremujorin e parë ka shënuar një rritje me 7 përiqnd. Kina është ndjekur nga fqinji i saj India e cila në vitet e fundit ka dalë në pah me industrinë e Software dhe atë të farmaceutikës. India në krahasim me tremujorin e dytë të vitit të kaluar duke shënuar një rritje me 7.2 përiqnd është renditur në vendin e dytë.
Ndërsa ekonomia e SHBA-së në tremujorin e dytë të këtij viti në krahasim me tremujorin e parë ka shënuar një rritje me 0.9 përiqnd. Rritja e tremujorit të parë të vendit në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2014 kishte shënuar një rritje me vetëm 0.2 përqind.
Turqia në rritje, e treta e G20
Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto në Turqi për tremujorin e dytë të këtij viti është 1.3 përqind. Turqia me këtë shifër ka qenë vendi i tretë mes vendeve të G20 me normën më të lartë të rritjes së Produktit të Brendshëm Bruto. Sipas shifrave të OECD ekonomia e Turqisë në tremujorin e parë të këtij viti në krahasim me tremujorin e fundit të viti të kaluar duke shënuar një rritje me 1.5 përqind është renditur e dyta pas Indisë në mesin e vendeve G20.
Ndërsa në anën tjetër ekonomia e Turqisë me normën e rritjes prej 3.8 përiqnd të shënuar në tremujorin e dytë të këtij viti ajo u rendit e treta në mesin e ekonomive të Europës.
Sipas OECD, Produkti i Brendshëm Bruto i Brazilit, Japonisë, Kanadasë dhe i Afrikës Jugore në tremujorin e dytë është reduktuar.
Normat e rritjes për tremujorin e dytë të vendeve G20 sipas deklaratë së OECD vijojnë:
Vendi / Rritja në Produktin e Brendshëm Bruto/Përqindje
(Sipas tremujorit të parë të 2015)
Kina 1,7
India 1,6
Turqia 1,3
Indonezia 1,1
SHBA 0,9
Britania 0,9
Meksika 0.5
Bashkimi Europian 0,4
Gjermania 0,4
Italia 0,3
Koreja e Jugut 0,3
Australia 0,2
Franca 0,0
Kanadaja -0,1
Japonia -0,3
Afrika e Jugut -0,3
Brazili -1,9
Rusia 
Arabia Saudite
Argjentina
G20 Total 0,7