Britani, askush në familjen mbretërore nuk e do kurorën

466
Askush në Familjen Mbretërore nuk dëshiron të bëhet mbret ose mbretëreshë!

Ishte ky rrëfimi i Princit Harry për një revistë amerikane, deklaratë që ka ngjallur padyshim interes.

Princi 32-vjeçar foli për rolin që ai dhe vëllai i tij po luajnë në atë që ai e konsideroi si “modernizim të monarkisë”.

“Nuk e bëjmë këtë për veten tonë por për të mirën e njerëzve. Nuk besoj se dikush në familje dëshiron të bëhet mbret ose mbretëreshë por ne do t’i kryejmë detyrat tona në kohën e duhur,” ka thënë Harry, duke mos harruar të falenderojë gjyshen e tij, Mbretëreshën Elizabeth, që i ka lejuar trashëgimtarët të jetojnë jetën sipas dëshirës së tyre.

Princi Harry gjithashtu ka folur edhe për momentet e vështira që ai përjetoi pas vdekjes së mamasë së tij, Princeshës Diana.

Harry ka kritikuar vendimin që ai të merrte pjesë në ceremoninë mortore të Dianës. Në atë kohë vetëm 12-vjeçar, Harry-t iu desh të ecte pas arkivolit të Princeshës, me mijëra njerëz të pranishëm dhe miliona të tjerë që e shihnin përmes ekranit. “Asnjë fëmije nuk duhet t’i kërkohet ta bëjë këtë, pavarësisht çdo rrethane,” është shprehur Princi, që gjithashtu pranoi se kishte marrë këshillime për të përballuar vdekjen e nënës së tij.

Intervista e Princit lë të kuptohen një sërë faktesh interesante mbi familjen mbretërore britanike. Trashëgimtarët e Mbretëreshës do të marrin një pozicion me privilegje të mëdha sepse kështu duhet dhe jo sepse ata duan ta bëjnë këtë. Komentet në intervistën e gjatë Harry-t përmbajnë gjithashtu tone kritikuese ndaj familjes së tij dhe një tjetër aspekt interesant është fakti se në asnjë moment, Princi nuk flet për babain e tij.
Sigal