Barack Obama, tetë vite në pushtet në tetë shifra

75

Barack Obama, i cili do të njihet me emrin e pasardhësit
më 8 nëntor, do të lërë Shtëpinë e Bardhë më 20 janar 2017. Një rikthim i
shkurtër në shifra për tetë vitet e presidencës.

1 – Presidenti i parë me ngjyrë
në historinë e SHBA-së.

2 – Dy vajzat e Barac dhe
Michelle Obama, Malia (18 vjeçe) dhe Sasha (15 vjeçe), për të cilat presidenti
amerikan flet shumë si në publik dhe privatisht.

“Vajzat e mia janë fantastike,
inteligjente, komike. Mosha e artë është ndërmjet gjashtë dhe 12 vjeç. Ato
dëshirojnë të jenë vetëm me ju. Ato ju duan gjithmonë, por ato nuk kanë shumë
kohë për ju…”

5 – Përqindja e papunësisë në
SHBA në muajin shtator 2016 në përqindje, rreth dy herë më pak se në tetor 2009
, në kulmin e krizës ekonomike që Barack Obama trashëgoi kur erdhi në pushtet.

20 – Numri i fëmijëve të vrarë më
14 dhjetor 2012 në Njuton, në Konektikat, pas sulmit në një shkollë fillore.
“Dita më e keqe e presidencës time”, do të thoshte Barack Obama, i cili nuk
arriti të ndryshonte linjat drejt një inkuadrimi më strikt të armëve të
zjarrit.

44 (43 në fakt) – Pas fitores së
zgjedhjeve presidenciale më 4 nëntor 2008, Barack Obama bëhet i 44-ti i
presidentëve duke filluar me George Washington. Në fakt ai është vetëm i 43-ti.
Grover Cleveland, i cili ishte president gjatë dy mandateve jo radhazi në fund
të shekullit XIX, është numëruar dy herë.

60 – Numri i të burgosurve që
vazhdojnë të jenë të ndaluar në burgun ushtarak të Guantanamos, hapur në
ishullin e Kubës pas atentateve të 11 shtatorit. Që prej ardhjes në pushtet,
Barack Obama kishte premtuar mbylljen e këtij kampi simbol i orientimeve amerikane
në luftën kundër terrorizmit. Ai ka dështuar.

8.400 – Numri i ushtarëve
amerikanë që do të qendrojnë në Afganistan pas largimit të presidentit
amerikan, Barack Obama. Duke ditur mungesën e kapacitetit të forcave të
sigurisë, ai ka qenë kundër për të hequr dorë nga premtimet fillestare,
tërheqja e plotë e trupave amerikane në fund të vitit 2016.

787 miliardë – Shuma e planit
gjigant për rimëkëmbjen e ekonomisë, miratuar me vështirësi nga Kongresi një
muaj pas ardhjes së tij në pushtet, për të penguar spiralen negative në të
cilën kishte hyrë ekonomia e parë botërore./BotaSot/