Barack dhe Michelle Obama 23 vjet së bashku

107
Barack dhe Michelle Obama kanë festuar dje 23-vjetorin e martesës së tyre. Njeriu më i fuqishëm në botë dhe femra që i ka ndenjur në krah për 23 vjet kanë kurorëzuar martesën e tyre më 3 tetor të vitit 1992, në “Trinity United Church” të Çikagos. “Kam nisur t’i harroj zakonet e këqija të tij. Udhëtimi që kemi përshkruar së bashku, qejfi që kemi kaluar, sfidat që kemi përballur dhe dy fëmijët e mrekullueshëm që kemi, më kanë bërë t’ia fal gjërat e vogla, si harresa e çorapeve të pista në dysheme ose fakti që na tregon të njëjtën anekdotë 100 herë dhe pret që ne të qeshim”, ka deklaruar Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë në një emision. Ndërkohë, ky është përvjetori i parafundit për çiftin Obama në Shtëpinë e Bardhë, pasi në nëntor të vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhjet dhe Obama do të lërë zyrën e tij.