Arrestohen dy adoleshentët që tentuan të hynin kontrabandë, njëri poshtë sediljes dhe tjetri brenda kroskotit të makinës

141

Dy adoleshentë janë arrestuar nga policia kufitare e Spanjës, sepse ishin futur në pjesën e poshtme të një makine për të kaluar kontrabandë nga Maroku në Spanjë.

Hapsira në makinë ishte aq i vogël sa djali duhej të shtrihej në pozicionin e fetusit dhe gati sa mbeti pa frymë, shkruajnë mediat e huaja.

Rojet në Melilla, një qytet i një province autonome Spanjolle, që ndan një kufi me Marokun, iu deshën të thërrisnin një mjek për ta sjellë atë në vete.

Adoleshenti kishte marrje mëndësh, mpirje të trupit dhe mungesë të ajrit për shkak të vendit ku ishte futur.

Në nëntor, dy emigrantë adoleshentë u gjetën nga autoritetet spanjolle të fshehur brenda tabelës dhe nën sediljen e pasme të një makine, ndërsa përpiqeshin të kontrabandonin veten përtej kufirit nga Maroku.

Adoleshentët ishin të dy të moshës 19 dhe 17 vjeç dhe ishin të dy nga kombi Afrikan Sub-Sahariane i Guinesë.

Me rastet e fundit të evidentuara, një burrë dhe një grua janë arrestuar nën akuzën e kryerjes së veprës penale “kontrabandim personash mbetur në tentativë”, akuzë për të cilën u mbajtën në burg.

Djali i ka thënë policisë se ai është 17 vjeç, por ata besojnë se ai është edhe më i ri.

Makina po mundohej të kalonte përmes pikës së kontrollit në Beni Enzar në Spanjë. Oficerët e Gardës Civile u dyshuan për çiftin maroken dhe kontrolluan automjetin për shkak të ‘qëndrimit të tyre evaziv’.

Pajisjet speciale u përdorën për të zbuluar rrahjet e zemrës dhe djali u gjet brenda makinës.

‘Ai ishte në pozicionin e fetusit dhe tregoi simptoma të mpirjes dhe djersitjes. Pasi u lirua, ai ishte i dobët dhe i çorientuar dhe i duhej ndihma e parë për t sjellë në vete”, tha një zëdhënës i policisë.

Djali është me origjinë sub-Sahariane dhe ka ardhur nga Mali.