Tërmet prej 6,2 ballësh godet Papua Guinenë e Re

407
Sigal

Një tërmet me magnitudë 6,2 ballë sipas Rihterit ka goditur shtetin oqeanik Papua Guinea e Re.

Sipas Qendrës Amerikane për Vrojtime Gjeologjike (USGS), tërmeti ka ndodhur me epiqendër 122 kilometra në jug të qytetit Kokopo në Ishullin New Britain në lindje të vendit, 31,3 kilometra në thellësi të tokës.

Ende nuk dihet nëse tërmeti ka shkaktuar viktima, ndërsa autoritetet nuk kanë paralajmëruar cunami.