“Amnesty International” në alarm për 12 000 refugjatë në kufirin me Jordaninë

534
“Amnesty International” ka lëshuar alarmin sot për një katastrofë të mundshme humanitare për 12 000 refugjatë sirianë të bllokuar në tokë asnjanëse në kufirin me Jordaninë, që autoritetet e Amanit refuzojnë t’i presin.

”Jordania duhet të marrë vendime të shpejta për të ndihmuar refugjatët, të cilët po luftojnë për mbijetesë në kushte të dëshpëruara dhe në acar”, deklaroi AI.
“Mes tyre ka gra shtatzëna, fëmijë, të moshuar dhe të sëmurë”, shton organizata.

Dje, UNHCR-ja u kishte kërkuar autoriteteve jordaneze arsyen e grumbullimit të tyre në kufi, nga 4 000 në fillim të nëntorit në 12 000 aktualisht. Që nga viti 2011, kur filloi konflikti në Siri, Jordania ka pranuar 612 000 refugjatë sirianë, por, me kalimin e kohës, politika e saj kundrejt tyre është bërë shumë shtrënguese.
Sigal