Aeroplani i kompanisë fluturese British Airways, bën ulje emergjente, dyshohet për bombë

428
Një aeroplan i kompanisë fluturese British Airways nga Los Angjelosi me destinacion Londrën është detyruar të bëj ulje emergjente në Kanadë si pasojë e një kërcënimi për bombë në bord. Një zëdhënës i Policisë së Montrealit ka thënë se një ekip special i forcave policore (SWAT), dhe qentë nuhatës janë lëshuar brenda aeroplanit për ta konfirmuar se asgjë e rrezikshme nuk gjendej në aeroplan, duke mos e konfirmuar se një kërncënim me bombë ka qenë shkaktar i uljes emergjente. “Fluturimi BA274 nga Los Angjelosi në Londër është anuluar, duke bërë ulje emergjente në Montreal dhe duke i zbritur të gjithë pasagjerët nga aeroplani, pasi që kapiteni mori vendim për ta ulur aeroplanin si masë sigurie”, thuhet në deklaratën e British Airwys. “Po bëjmë të pamundurën për t’i akomoduar pasagjerët tanë nëpër hotele, dhe t’iu sigurojmë bileta të tjera që fluturimi i tyre të vazhdojë sa më shpejtë të jetë e mundur”, thuhet më tej në deklaratë.
Sigal