Promovoi homoseksualizmin / Irani dënon me nëntë vite burg britanikun

200
Sigal

Irani ka dhënë një dënim nëntë vite burg një antropologu britaniko-iranian për studimin e martesës së fëmijëve dhe gjymtimit gjenital të femrave dhe e urdhëroi atë të paguante një gjobë prej mbi 700,000 dollarë, njoftoi të dielën agjensia gjysmë zyrtare e lajmeve Tasnim.

Kameel Ahmady u dënua nga Gjykata Revolucionare e Iranit për akuzat e bashkëpunimit me institucionet që kërkojnë rrëzimin e qeverisë Islamike të Iranit, promovimin e homoseksualitetit, bashkëpunimin me media armiqësore, vizitimin e Izraelit si gazetar për BBC dhe përfshirjen në kërkime “subversive”.

Ahmady u arrestua në gusht 2019 me dyshimin se ishte i lidhur me institutet që kanë lidhje me shërbimet e huaja të inteligjencës por u la i lirë me kusht tre muaj më vonë.

Qendra për të Drejtat e Njeriut me bazë në New York në Iran tha se Ahmady kishte qenë një shënjestër për punën e tij” në tema të ndjeshme politike duke përfshirë martesën e fëmijëve, çështjet LGBTQ dhe gjymtimin e organeve gjenitale të grave”.

Ahmady tha në Twitter se i ishte refuzuar një avokat.

“Përkundër të gjitha… shpresave për një gjykim të drejtë, unë u dënova pasi mu refuzua një avokat gjatë 100 ditëve të paraburgimit dhe marrjes në pyetje jashtëgjyqësore dhe pas dy seancave joprofesionale të gjyqit plot shkelje,” shkroi Ahmady në Twitter.

Udhëtimi në Izrael dhe homoseksualiteti janë të dy çështje të paligjshme në Iran, ku i pari dënohet deri në pesë vjet ndërsa i dyti mbart një dënim me vdekje nëse shkelësit zbulohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Irani po mban një tjetër shtetas britaniko-iranian, Nazanin Zaghari-Ratcliffe, me akuzat e spiunazhit dhe komplotit për të përmbysur regjimin. Shtetësia e dyfishtë nuk njihet në Iran.

Ndërkohë, një adoleshente iraniane Sahar Tabar është dënuar me 10 vjet burg për modifikimin e pamjeve të saj në Instagram për t’u dukur si një mumje.

Presidenti Donald Trump tërhoqi Sh.B.A nga marrëveshja bërthamore e udhëhequr nga Obama me 2015 dhe vendosi sanksione, duke dëmtuar ekonominë e Teheranit.

Irani kohët e fundit paralajmëroi partnerët e mbetur europianë që nuk do t’i përmbahen anës së tij të marrëveshjes nëse nuk mund të garantojnë se do të lejohet të shesë naftë bruto në tregun global. Joe Biden tashmë është zotuar të rikthehet në marrëveshje.