Mediat greke: Tsipras është kërcënuar me jetë, që të pranojë kushtet e Gjermanisë

475
Në Greqi nuk e kanë pritur mirë marrëveshjen e arritur nga kryeministri Aleksis Tsipras me krerët e Eurogrupit. Kjo, pasi sipas mediave të këtij vendi, Tsipras ka pranuar kushte edhe më të rënda se ato të propozuara para referendumit të 5 korrikut. Por, çfarë e shtyu Tsipras të tërhiqet dhe të pranojë kushte kaq të rënda, të cilat tashmë rrezikojnë që ai të humbasë drejtimin e qeverisë dhe partisë së vet? Gazeta “Proto Thema” ka një version të denjë për filma. Ajo shkruan se Aleksis Tsipras është kërcënuar me jetë, në mënyrë që të pranojë kushtet e Gjermanisë. Gazeta shkruan se për këtë iu referohet burimeve amerikane.
Sigal