Krujë, asgjësohen 2100 bimë hashashi, në kërkim kultivuesit

629
Policia e Krujës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Koordinata 2015”, duke asgjësuar rreth 2100 bimë Cannabis Sattiva. Në vijim të operacioneve për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike nga një kontroll i ushtruar në fshatin Mukje, Komuna Nikël, policia ka konstatuar 6 parcela me rreth 2100 rrënjë bimë narkotike, në një lartësi 50-100 cm.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale. Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”
Sigal