20 vjetori i masakrës në Srebrenicë, Serbia akordon 5.4 milionë dollarë

29
Aleksandër Vuçiç deklaron se Serbia i ka dhuruar 5.4 milion dollarë Srebenicës, qytetit që humbi 8 mijë burra në 1995 dhe qyteti që e qëlloi me gurë Vuçiç në cremoninë e 20 vjetorit të masakrës. Ai dha se përpos vlerës monetare, ky donacion është edhe akt pajtimi. Por nuk e sheh kështu Bosnja, e cila thotë se Serbia po përpiet të zbardhë historinë e saj të zezë.
Kryeministri i Serbisë Aleksander Vuçiç deklaroi se vendi i tij ka dhuruar rreth 5,4 milion dollarë Srebenicës, qytet ku 8 mijë burra myslimanë boshnjakë u masakruan nga forcat serbe të Bosnjës në vitin 1995.
Sipas tij, fondi është dhuruar për të nxitur zhvillimin ekonomik të qytetit, teksa ka nënvizuar se ky është edhe një gjest pajtimi gjithashtu.
“Serbia shikon përpara dhe dëshiron marrëdhëniet më të mira të mundshme me boshnjakët, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, për të kaluar njëqind vitet e ardhshme në paqe, për të siguruar që ne të gjithë jetojmë më mirë,” tha Vuçiç, duke shtuar se kjo shumë parash është një kontribut i vogël për një të ardhme të përbashkët.”
Por pavarësisht gjestit dhe deklaratave tejet miqësore të Serbisë, boshnjakët e kanë pritur me skepticizëm.
Ndonëse dy gjykatat ndërkombëtare në Hagë kanë vendosur se vrasjet e 1995 përbënin gjenocid, në korrik, Rusia, mbështetur nga Serbia dhe serbët e Bosnjës, i vuri veton një projekt-rezolute në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që e dënonte masakrën si genocid. Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç ka kërkuar falje për vrasjet në Srebrenicë, por nuk pranon kurrsesi që ato të quhen genocid.
Sead Numanovic, ish kryeredaktor i gazetës më të madhe boshnjake Avaz, tha se në marëdheniet mes Serbisë dhe Bosnjës ka pasur përparime, por nënvizoi se Serbia po përpiqet të zbrdhe ose zbehë historinë e saj të zezë. Kujtojmë që kryemisnitri Vuçiç u godit me gurë gjatë ceremonisë me rastin e 20 vjetorit të masakrës së srebenicës në kompleksin memorial ku po zvilloheshin homazhet në nder të viktimave.