100 mijë protestues në Shkup “S’ikim pa u larguar Gruevski”

574
Ka nisur protesta në Shkup, e organizuar nga partia më e madhe opozitare maqedonase LSDM, në kërkim të shkarkimit të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kabinetit të tij qeveritar.
Protesta po mbahet afër godinës së qeverisë së Maqedonisë, përreth së cilës janë vendosur forcat e rendit. Si asnjëherë më parë, në këtë protestë janë duke marrë pjesë të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim përkatësie etnike, shkruan INA. 
Në këtë protestë marrin pjesë edhe shumica e diplomatëve perëndimorë në vend dhe gazetarë të medieve prestigjioze botërore.
Qytetarët mbajnë pankarta në duar, ku shkruan “Poshtë regjimi mafioz i Nikolla Gruevskit”, “Lamtumirë Nikollë”, “Liri dhe demokraci për Maqedoninë” etj.
Protesta e sotme pason pas dorëheqjes së disa ministrave nga kabineti qeveritar dhe incidentit të armatosur në qytetin e Kumanovës. Kryeministri Nikolla Gruevski nuk i është përgjigjur kërkesës së parashtruar për dorëheqje nga opozita. Ai thotë se nuk do të largohet sepse ka legjitimitetin e popullit.
Sigal

Ora 16: 07 Sinani: Janë mbledhur rreth 100 mijë protestues

Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike për median, teksa në Shkup vijonin protestat, analisti, Asim Sinani është shprehur se në këtë protestë janë mbledhur rreth 100 mijë protestue 
“Gruevski mund të mos dorhiqet, por pjesëmarrja e të gjithë faktorit ndërkombëtarë, mund të nxisë një ngjarje si ajo e kumanovës. Qytetarët e kërkojë dorheqen e tij sepse ai nuk mund të sjellë asgjë për vendin. Njerëzit në parrullat e tyre shkruajnë shporru gruevski. Zaev duhet të jetë i kujdesshëm me shqiptarët dhe të mos sillet me ta si Gruevski. Shqiptarët kanë edhe një arsye më shumë për të protestuar për gruevskin sepse ai u dogji atyre shtëpitë”, tha Sinani.
Ndërsa pyetjes nëse do ketë dorheqe të Guevskit Sinani ju përgjigj se të gjithë janë duke pritur këtë gjë dhe nëse Gruevski nuk do të japë dorëheqen do të përballet me protestuesit të cilët nuk do ndalen.
“Ne këtë presim. Por nëse ai nuk jep dorheqen ai do përballet me protestuesit të cilët nuk do ndalen deri në dorheqen e tij”, tha ai 
Maqedonasit dhe Shqiptarët janë duke protestuar bashkarisht në Shkup të Maqedonisë kundër Qeverisë Gruevski. 
Në fotot e mëposhtme duken edhe flamujt kombëtarë të 2 shteteve, të cilët i kanë lidhur me njëri- tjetrin dhe i valëvisin nëpër rrugët e kryeqytetit Maqedonas.
Në protestën e nisur vetëm pak minuta më parë, duket të jenë të pranishëm një numër shumë i madh protestuesish të mbledhur aty nga të gjitha qytetet e Maqedonisë për të protestuar kundër qeverisë Gruevski.