Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, gjithmonë përballë sfidave të reja

3252
Pritshmëri pozitive edhe për këtë vit shkollor, falë eksperiencës dhe stafit akademik 
Vetëm pak para disa ditësh Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka festuar ceremoninë e diplomimit për 800 studentë të cilët kanë mbyllur fazën e studimeve Bachelor dhe Master në këtë universitet. Krijuar nga një grup me përvojë në fushën e arsimit të lartë, me në krye Prof. Dr. Anastas Angjeli (rektori i parë i UMSH), shumë shpejt u klasifikuan në një renditje me shkollat e arsimit të lartë më të mirat në vend. UMSH vazhdon me sukses të përmbushë objektivat për të qenë në radhë të parë një qendër e rëndësishme e kërkimit shkencor dhe lidhjes së drejtpërdrejtë të pjesës akademike me tregun e punës. Gjatë një interviste të bërë me administratorin e universitetit, zotin Ilir Hebovija, mësohet se këtë vit akademik pritshmëritë në lidhje me studentët që kanë zgjedhur të studiojnë në në këtë universitet kanë qenë pozitive. Falë zgjerimit të bërë dhe infrastrukturave me salla të reja leksionesh e seminaresh, me mjediset moderne që universiteti ofron, ka bërë që edhe këtë vit studentët t’i drejtohen pikërisht këtij universiteti. E themeluar si një Organizatë Jo Fitimprurëse, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, që në themelimin e vet ka vendosur si qëllimin kryesor edukimin e studentëve me një frymë të re, e cila është aq e nevojshme për progresin e individit dhe njëkohësisht edhe të shoqërisë. I pyetur se kush janë pikat e fortë që ky universitet ka dhe e bën atë të lakmueshëm nga studentët, Hebovija tha për gazetën “Telegraf” se stafi akademik është ai me të cilin UMSH identifikohet. Stafi akademik është ndër më elitarët në vend, ku bashkërendohet eksperienca e një brezi me vitalitetin e një tjetri. Të gjithë pedagogët e Universiteti Mesdhetar janë të specializuar në Universitetet më në zë evropiane dhe amerikane. Ajo, e cila i shtyn padyshim shumë studentë të zgjedhin pikërisht Mesdhetarin është fakti që universiteti ofron programe studimi, të cilat janë hartuar në mënyrë të tillë që, jo vetëm t’u përgjigjen, por edhe t’u paraprijnë nevojave që paraqet tregu i punës në Shqipëri. Krenari për këtë universitet mbetet padyshim fakti që rreth 80% e të diplomuarve janë të punësuar në sektorët publik dhe privat. Universiteti Mesdhetar ofron tashmë 30 programe studimi për Bachelor, Master PHD. Po çfarë fakultetesh ofron UMSH? Studentët të cilët drejtohen në dyert e universitetit kanë mundësi të studiojnë një nga degët që fakulteti ofron si, Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike, të cilat organizojnë studime të ciklit “Bachelor” dhe “ Master i Shkencave” e “Master Profesional”. Përkatësisht fakultetet, në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Ciklin e Parë “Bachelor” janë me profil: Financë Bankë dhe Kontabilitet, Administrim Biznesi, Biznes dhe Ligj, dhe programi i ciklit të parë Bachelor në Informatikë Biznesi. Studime të Ciklit të Dytë janë: “Master i Shkencave” në Financë Bankë, “Master i Shkencave” në Sistemet e Informacionit në Biznes, “Master Profesional” në Administrim Biznesi, Studime të Ciklit të Dytë “Master Profesional” në Menaxhim Biznesi me profil: Menaxhim Arsimi, Menaxhim i Pasurive të Paluajtshme, Menaxhim Turizmi, Menaxhim Arti, Menaxhim Shëndeti, “Master Profesional” në Sistemet e Informacionit në Biznes. Në Fakultetin e Shkencave Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Program i studimit të ciklit të parë Bachelor në: Jurdik, Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci. Program i studimit të ciklit të parë Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, Program i studimit të ciklit të parë Bachelor në Juridik; Program i studimit të ciklit të parë Bachelor në Studime Psikosociale. Studime të Ciklit të Dytë janë: “Master i Shkencave” në E Drejtë Civile dhe Tregtare, “Master i Shkencave” E Drejtë Publike, “Master i Shkencave” në Marrëdhënie Ndërkombëtare, “Master Profesional” në Marrëdhënie Ndërkombëtare me profil: Studime Evropiane, Studime Mesdhetare. Në Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike, Shkenca Politike dhe Administratë Publike, Program i studimit të ciklit të parë Bachelor në Studime Psikosociale. 

Studime të Ciklit të Dytë janë: “Master i Shkencave” në Shkenca Politike, “Master i Shkencave” në Psikologji me profile: Psikologji Organizative, Psikologji Komunitare, Studime të Ciklit të Dytë; “Master Profesional” në Shkenca Politike me profil: Politikat Sociale, Administratë Publike, Qeverisje Vendore; “Master Profesional” në Marrëdhënie Ndërkombëtare me profil: Studime Evropiane, Studime Mesdhetare. Universiteti Mesdhetar njëkohësisht duke qenë pjesë e mendimit elitar intelektual në shoqërinë shqiptare si dhe e zhvillimeve politike, ekonomike dhe sociale në vend, ka zhvilluar një strategji të thellimit të kërkimit shkencor në ato fusha që mendohet se është më imediate “ndërlidhja” e shkencës për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve. Disa nga konferencat shkencore që universiteti ka organizuar në bashkëpunim me institucione të tjera akademike janë: Konferenca e 6të Ndërkombëtare “Education in ‘Turbulent Times’ – the Albanian Case in European and Global Context, Konferenca shkencore “Shqipëria drejt një modeli të ri të zhvillimit ekonomik postranzicion” , e shumë të tjera të cilat mbajnë logon e këtij universiteti.

Forumet shkencore
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka krijuar traditën e organizimit të Forumit të Mesdheut, e cila zhvillohet në mjediset e Universitetit Mesdhetar. Ky Forum zhvillohet periodikisht njëherë në tre muaj. Në këtë kontekst janë zhvilluar disa forume si: Forumi “Kolaboracionizmi si armik i demokracisë”, Forumi Ekonomik Shqipëri–Kosovë: “Rritja e shkëmbimeve ekonomike-tregtare Shqipëri – Kosovë në kushtet aktuale”, Forumi “Liria ekonomike dhe zhvillimit ekonomik”.

UMSH mban mbi supe edhe disa veprimtari shkencore ndërkombëtare, ku kanë bashkëpunuar me pedagogë të të brendshëm dhe të jashtëm, të cilët kanë referuar rreth 20 veprimtari ndërkombëtare, në ShBA, Gjermani, Belgjikë, Itali e më gjerë. Nga ana tjetër ajo e cila duhet të përmendet është fakti së universiteti Mesdhetar këtë vit të ri akademik ka pritur shumë studentë të cilët i drejtohen për herë të parë studimeve të larta. 

Mësohet se procesi i regjistrimit në raundin e parë ka shkuar mjaft mirë dhe tashmë në raundin i dytë ka pasur studentë të shumtë të cilët kanë zgjedhur pikërisht Mesdhetarin. 

Të gjitha këto të ndërthurura së bashku e kanë bërë universitetin Mesdhetar një prej universiteteve më të spikatura. 
Sigal