“Më bën shumë përshtypje buxheti i arsimit të lartë. Është 12.6 miliardë lekë, 126 milionë dollarë. Është më shumë se buxheti i Ministrisë së Bujqësisë. Në qoftë se një rektor, një dekan, një shef departamenti ka vendosur të bëjë qoka lart e poshtë për të marrë në punë njerëz të panevojshëm, atëherë unë mendoj që duhet analizuar puna e gjithsecilit që është në punë atje. I justifikon ato para që merr si rrogë që janë para të taksave dhe para të këtyre tarifave që ne si prekim prej 5 vitesh pavarësisht agresionit, etj me radhë. Tani, duhet që të jepet një përgjigje shumë e qartë për këtë pjesë”, tha Braçe.

Pas kërkesës që kanë bërë universitete për rritjen e fondit për pagat e pedagogëve, ministria e arsimit do të nis një investigim në lidhje me stafin e punësuar. Ligji parashikon që çdo universitet të në raport me numrin e studentëve të mos ketë më shumë se 33% staf.

“Ne jemi duke investiguar dhe duke monitoruar gjithë punën që kanë bërë qoftë bordet e administrimit, administratorët, por qoftë edhe linja akademike, rektor, dekan, shefat e departamentit, atë që është struktura e universitetit sepse na rezulton që në disa universitete publike është tejkaluar norma e punonjësve administrativë apo punonjësve ndihmës akademikë mbi 33% sa ç ‘parashikon ligji, gjë që pamundëson buxhete që lidhen qoftë me kërkimin, zhvillimin, qoftë edhe me pagën e pedagogëve”, tha Nikolla.

Ndërsa referuar tarifave për student Nikolla u shpreh se ato nuk janë rritur dhe ndërkohë që tarifat mesatare vjetore  përllogariten në 26 mijë lekë , që nuk zë më shumë se 3% të buxhetit të familjeve. Ndërkohë që sipas saj disa universitete po aplikojnë uljen e tarifave për degë të ndryshme si incentiva për të nxituar studentët që ti frekuentojnë.

“Ju siguroj që pas hyrjes së ligjit nuk ka asnjë rritje tarifash. Më në fund kjo u pranua edhe nga Lëvizja për Universitetit. Tarifat maksimale të cilat ne ia përcaktuam Këshillit të Ministrave rezulton se tarifa mesatare për studimet bachelor është 26 413 lekë, shifër kjo që zë vetëm 3% të mesatares së shpenzimeve vjetore të një familje shqiptare”, u shpreh ministrja Nikolla.

Këto deklarata Ministrja e Arsimit i bëri gjatë komisionit të Ekonomisë dhe Financave ku u diskutua buxheti i kësaj ministrie për vitin 2019.