Ministrja Nikolla prezanton planin për vitin e ri shkollor: Synojmë mbylljen e klasave kolektive

100

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla foli për klasat kolektive dhe synimin për mbylljen e tyre. Ministrja tha se qëllimi është transferimi në shkolla ku 32 mijë nxënës të vendosen në klasat respektive.

“Kjo situatë ka qenë prezente dhe kur ishte opozita. Por nuk patën kurajon për të realizuar një proces tejet të vështirë, por as nuk mundën të përmendin. Është beteja për 33 mijë nxënës që mësojnë në klasa kolektive. Janë klasa me 5-10 nxënës.”

“Plani ynë është nxjerrja nga situata e vështirë e 7 mijë nxënësve. Ky ishte hapi i parë.  Kemi fotografuar secilën klasë, si dhe kushtet e punës në këto klasa. Kemi parë mundësinë e transfermimit me transport. Dalja e urdhrit për transferimin e shkollave më të afërta dhe procesi i sistemimit të tyre në këto klasa”.