Më shumë para për zyrat dhe shefat e tyre, më pak për arsimin

499
Qeveria ka ulur ndjeshëm fondin për investimet publike, ku më të cunguara janë ato për arsimin dhe infrastrukturën, ndërkohë që rritjen më të madhe nga të gjitha institucionet e ka Kryeministria me rritje prej 343 për qind. Duke menduar të fusë financat përpara përgjegjësisë, qeveria ka ulur buxhetin për disa ministri, ku bëjnë pjesë Ministria e Arsimit dhe ajo e Infrastrukturës. Ndërkohë që Kryeministria merr 24 milionë dollarë më shumë, e kundërta ka ndodhur me Ministrinë e Arsimit dhe Transportit, ku qeveria ka ulur me 110 milionë dollarë buxhetin për Infrastrukturën dhe 40 milionë dollarë atë të arsimit. Bazuar në këto shifra rezulton se arsimi person ulje të buxhetit me 9.7 për qind krahasuar me vitin 2015, duke pasur një zbritje në 2.3% në raport me PBB, çka përbën një minimum historik për Shqipërinë. Si duket qeveria ka menduar se studentët do të paguajnë më shumë, duke mbushur boshllëqet e lëna bosh nga qeveria, e cila ul në minimum fondet për arsimin. Edhe pse në fushatë u premtuar se arsimi do të ishte në fokusin kryesor të kësaj qeveria, në momentin e hartimit dhe miratimit të buxhetit duket se qeveria nuk e ka marrë parasysh këtë premtim, duke i shkaktuar një tjetër goditje arsimit me miratimin njëzëri të buxhetit të vitit 2016. nga njëra anë buxheti për arsimin ulet me 40 milionë dollarë nga ana tjetër me miratimin e reformës së arsimit të lartë rriten ndjeshëm tarifat, të cilat janë peshë vetëm në kurriz të studentëve, ndërkohë, që kryeministria merr 24 milionë dollarë më shumë. Premtimet për rrugë dhe rritje të investimeve dhe cilësisë në arsim duket se janë shuar me miratimin e buxhetit të vitit 2016, çka përbën një minimum historik për Shqipërinë. 
Ndërkohë që ende nuk është parashikuar fond për politika të reja pagash apo në lidhje me rritjen e pensioneve, ndërkohë që qeveria për vetë ka ndarë më shumë para në buxhet. Me miratimin e buxhetit kryeministri ka marrë mjaftueshëm para, ndërsa infrastruktura dhe arsimi lihen në plan të dytë edhe pse në fushata u fol se prioritet do të kishin prioritet këto dy të fundit, të cilat me miratimin e buxhetit marrin një goditje të madhe, më së shumti arsimi, i cili dukshëm do të rëndojë në kurriz të studentëve me tarifat e reja të vendosura me miratimin e Arsimit të Lartë disa ditë më parë. 
Sigal