Maturantja me mesatare 9.69 mbetet pa shkollë edhe në raundin e dytë

518
Gazeta Telegraf/ 
Degradimi i pranimeve në universitet në vitin akademik 2016-2017
Dezdemona Porja
Një maturante ka denoncuar dje faktin që ka mbetur pa shkollë të lartë edhe në raundin e dytë, me gjithë mesataren e lartë prej 9.69. E revoltuar ajo i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama se vitin tjetër ka zgjedhje dhe se kryeministri Rama nuk mund t’i gënjejë vitin tjetër me një thes miell këta maturantë që la pa shkollë. “Më vjen turp -vijon ajo, -që jetoj në Shqipëri”. Mesazhin e maturantes e ka postuar në “Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Raundi i dytë i pranimeve në universitet është mashtrimi i dytë i radhës i Edvin Kristaq Ramës. Maturantja me mesatare 9,69 edhe me raundin e dytë gjen të mbyllura dyert e universiteteve publike. Gjithçka bëhet për të favorizuar universitetet private të klientelës kundrejt ndarjes së fitimeve me to nga Edvni!
 Mesazhi i maturantes
“Përshëndetje! Jam një maturante dhe doja të dërgoja një mesazh që shpresoj të lexohet apo të postohet diku. Ndoshta zoti kryeministër Edi Rama nuk e ka luksin t’i thyhen ëndrrat apo të shpresoj për diçka më të mirë. Kështu ndihem dhe unë sot, ndoshta askujt nuk duhet t’i interesojë, por mijëra maturantë ndajnë këto shqetësime në këto momente. Si mundet që një nxënës me mestare 9.69 mos të marrë shkollë dhe as në raundin e dytë? Dhe e gjitha kjo për të shkuar në privat. Zoti kryeministër e ka harruar se vitin tjetër do të ketë zgjedhje dhe këta maturantë që i le pa shkollë kanë familje dhe besoj se nuk do t’i gënjesh me thasë me miell. Më vjen turp që jetoj në Shqipëri në këtë vend ku korrupsioni është në vend të parë. Ndoshta gjithë kjo dhimbje qe ndjejmë sot, lotët qe rrjedhin prej nesh do të shpërblehen më vonë, por jo në Shqipëri. Do që ta bëj një vend të mirë por ai po shkel më të mirët dhe po i jep përparësi parasë. Njerëz të pështirë, politikë e mbaruar dhe të shpresosh për një të ardhme më të mirë këtu, nuk e besoj këtë gjë. Më vjen keq zoti kryeministër, por si e quan një nxënëse me mesatare 9.69 mos të arrij të kapë asnjë shkollë edhe në raundin e dytë? Si nuk ju vjen aspak mëshirë? Duket shumë mirë të gjithë të keqen që po na sillni. Mos harroni diçka, ndoshta po përpiqeni të bëni Shqipërinë më të mirë, por pa ne ju nuk do ta bëni aspak dhe gaboheni me ekselencat. Shpresoj shumë të lexoni këtë mesazh”.
 
 
 
Sigal