Matura shtetërore, dalin rezultatet e testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

661
Sigal

Kanë dalë vlerësimet e testimit në provimin e Maturës Shtetërore në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsi, të cilit i janë nënshtruar 35609 maturantë. Ministria e Arsimit në faqen zyrtare ka publikuar rezultatet e testimit. Të vlerësuar me notën katër (4) janë gjithsej 1363 ose 3.8 %, ndërsa me notën dhjetë (10) 0.6 % e nxënësve ose 221 maturantë. Siç shihet dhe nga rezultatet numri i nxënëseve me rezultate të dobët është 6 herë më i lartë në krahasim me ata maturantë që vlerësuan me notën dhjetë (10).