Ligji i ri i arsimit të lartë, Fuga paralajmëron memorandum me 200 firma kundër

502
Pavarësisht garancive që jep qeveria për ligjin e ri të arsimit të lartë, akademikët janë në prag të firmosjes së një memorandumi kundër tij. Shefi i Departamentit të Gazetarisë në UT, Artan Fuga, thotë se memorandumi do të ketë 200 firma të pedagogëve dhe do ti dërgohet Kuvendit.
“Ajo që bëjmë me ligjin e ri është krijimi i Universiteteve publike të pavarura dhe heqja e Universiteteve fitimprurëse” deklaroi kryeministri Rama në takimin e Ministerialit rajonal të arsimit me 2 korrik.
Por garancitë verbale të Kryeministrit nuk kanë arritur të bindin një përfaqësi të gjerë të botës akademike, të cilët janë në prag të hartimit një dokumenti që do të përmbledhë një sërë kundërshtimesh për draftin e qeverisë për arsimin e lartë.
Shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Artan Fuga, paralajmëron një memorandum me 200 firma, të cilin pritet t’ia dorezojë Kuvendit.

Akademikut Fuga sqaron në një postim në rrjetin social në fb se Universitetet publike të pavarura do të shndërrohen në prodhim letrash pa vlerë që quhen diploma.
Me draftin aktual ai parasheh burokraci në Universitete në funksionin e 4 agjensive, inflacion të titujve shkencorë që mund ti vendosë Universitetet në duart e administratës burokratike.
“- Kundër korrupsionit universitar, mediokrititetit dhe batakçinjve që rrjepin studentët duke u shitur shkarravina lidhur me kapakë letre e që projektligji nuk i shqeteson.
Kundër futjes të dorës në xhepat e familjes shqiptare për ta rrjepur në emër gjoja të arsimit të bijve dhe bijave të saj”.
Kundërshtimet e akademikëve
1. Universitetet do të prodhojnë diploma pa vlerë
2. Nuk ka autonomi por burokraci
3. Shteti do kontrolloj universitetet
4. Do të rriten tarifat e studentëve
Sigal