Gjuha e huaj, provim i detyruar për Maturën Shtetërore 2014

332

MAS/Zbardhet Udhëzimi për zhvillimin e provimeve të Maturës

Ministria e Arsimit dhe Sportit, përmes një udhëzimi, bën me dije se, gjuha e huaj do të jetë pjesë e provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore për vitin 2014. Në udhëzim bëhet gjithashtu, me dije se maturanti do të zgjedhë vetë, cilën gjuhë të huaj do të japë provim. MAS udhëzon që testi i gjuhës së huaj të hartohet në përputhje me gjuhën që parapëlqen secili maturant kandidat. Gjuhët e huaja që do të jepen si provim i detyruar janë  anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht dhe preferencat e maturantit  për këtë provim do të pasqyrohen në formularin A1/A1Z.  Sipas udhëzimit bëhet me dije se testi i gjuhës do të hartohet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve dhe do të administrohet nga Drejtoritë arsimore përkatëse. Lëndët ku do të zhvillohen provimet e detyruara do të jenë dhe Gjuhë-Letërsia dhe Matematika. Gjithashtu, MAS udhëzon se maturantët të cilët kanë dhënë provime me zgjedhje dhe janë vlerësuar me notë jo më të vogël se 4.50, u njihen ato. Ndërkohë kandidatët të cilët nuk janë kalues ose nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje, do t’i japin ato në përputhje me këtë udhëzim. Përsa u përket kandidatëve, të cilët kanë marrë dëftesë pjekurie para vitit 2006 dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime universitare do t’u njihen vetëm dy provime të detyruara, pavarësisht nga emërtimi i lëndëve.

Udhëzimi i plotë

Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, të ligjit nr. 69, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të Vendimit të Këshillit Ministrave Nr. 78, datë 08.02.2006 “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe provimet në shkollat e larta publike”, i ndryshuar, dhe të Vendimit të Këshillit Ministrave, Nr. 1013, datë 10.12.2010 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP)”, UDHEZOJ:

1. Lëndët e provimeve të Maturës Shtetërore të jenë:

a. Provime të detyruara:

•  Gjuhë shqipe dhe letërsi

•  Matematikë

•  Gjuhë e huaj

b. Provime me zgjedhje:

1.1 Testi i gjuhës së huaj të hartohet në përputhje me gjuhën që parapëlqen secili maturant/kandidat, në nivelin gjuhësor A2.

1.2 Menyja e gjuhëve të huaja si provim i detyruar është: anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Preferencat e maturantit/kandidatit për këtë provim do të pasqyrohen në Formulari A1 / A1Z.

1.3 Testi i gjuhës së huaj si provim i detyruar do të hartohet nga AKP dhe provimi do të administrohet nga DAR/ZA-të përkatëse. Vlerësimi do të realizohet nga AKP-ja sipas një udhëzimi të MAS.

1.4 Vlerësimi i gjuhës së huaj (D3), si provim i detyruar, do të pasqyrohet në Certifikatën e Maturës, por nuk do të ndikojë tek pikët sipas formulës 9/b të këtij Udhëzimi.

2. Lista e lëndëve të provimeve me zgjedhje të jetë:

Nr. Lënda Kredite
  I. Për të gjitha shkollat e mesme  
1. Gjuhë e huaj 10
2. Letërsi e thelluar 5
3. Matematikë e thelluar 5
4. Kimi bërthamë 4
5. Kimi e thelluar 6
6. Fizikë bërthamë 4
7. Fizikë e thelluar 6
8. Biologji bërthamë 4
9. Biologji e thelluar 6
10. Histori bërthamë 5
11. Histori e thelluar 9
12. Gjeografi bërthamë 5
13. Gjeografi e thelluar 7
14. Ekonomi bërthamë 2
15. Ekonomi e thelluar 4
16. Teknologji bërthamë 2
17. Teknologji e thelluar 4
18. Qytetari 3
19. Psikologji 2
20. Filozofi 2
21. Sociologji 2
  II. Vetëm për shkollat artistike  
22. Histori muzike 6
23. Histori arti 6
24. Histori baleti 3
  III. Vetëm për shkollat profesionale  
25. Teori profesionale 8

2.1 Për të gjithë kandidatët, programet orientuese të lëndëve të detyruara, gjuhë shqipe dhe letërsi e matematikë, të jenë në përshtatje me programet ekzistuese të shkollave të mesme.

2.2 Programet orientuese të lëndëve me zgjedhje të jenë të njëjta për të gjithë maturantët/kandidatët që plotësojnë Formularin Al/A1Z.

2.3 Programi orientues i një lënde të thelluar të përmbajë edhe programin e lëndës bërthamë. Kreditet e provimit të lëndës së thelluar të llogariten si shumë e krediteve të lëndës bërthamë dhe të thelluar (përjashtuar lëndët e provimeve të detyruara).

2.4 Lënda “Gjeografi” (bërthamë dhe e thelluar) të përmbajë edhe lëndën “Shkenca e tokës”.

2.5 Maturanti/kandidati ka të drejtë të zgjedhë një apo më shumë lëndë, pavarësisht nëse i ka zgjedhur ose jo, i janë ofruar ose jo nga shkolla.

3. Maturanti/kandidati të zgjedhë lëndët për provimet me zgjedhje sipas këtyre kritereve:

a) Shuma e krediteve të këtyre lëndëve të jetë jo më e vogël se 8 (tetë).

b) Numri i lëndëve të jetë 2 (dy),

c) Ka të drejtë të zgjedhë vetëm një gjuhë të huaj, të cilat në planin mësimor të shkollës së mesme të lartë, trajtohet si “gjuhë e huaj e parë”, pavarësisht nëse është zhvilluar apo jo në shkollë. Niveli gjuhësor i këtij testi do të jetë B2. Lista e gjuhëve të huaja, si lëndë me zgjedhje, do të përcaktohet në udhëzimin për plotësimin e formularit A1/A1Z.

ç) Maturanti/kandidati i shkollave artistike ka të drejtë të zgjedhë vetëm njërën nga lëndët e) dhëna në listë (“II. Vetëm për shkollat artistike”), pika 2 e këtij Udhëzimi.

d) Maturanti/kandidati, kur zgjedh një lëndë të thelluar, nuk mund të zgjedhë njëkohësisht të njëjtën lëndë bërthamë (përjashtuar lëndët e provimeve të detyruara).

4. Kandidatëve, të cilët kanë dhënë provime me zgjedhje dhe janë vlerësuar me notë jo më të vogël se 4.50, u njihen ato.

5. Kandidatët, të cilët nuk janë kalues ose nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje, do t’i japin ato në përputhje me këtë Udhëzim.

6.Kandidatët, të cilët janë kalues vetëm në njërin nga provimet me zgjedhje, ta mbartin atë dhe të japin një provim tjetër, në përputhje me këtë Udhëzim.

7. Kandidatët që në Maturën Shtetërore 2012 kanë zgjedhur për të dhënë 3 (tri) provime me zgjedhje dhe:

a) Kanë mbetur në dy provime, të zgjedhin vetëm një lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje të këtij Udhëzimi.

b) Rezultojnë kalues në dy prej tyre, të pajisen me diplomën e maturës.

8. Kandidatëve, të cilët kanë marrë dëftesë pjekurie para vitit 2006 dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime universitare, t’u njihen vetëm dy provime të detyruara, pavarësisht nga emërtimi i lëndëve.

9. Për llogaritjen e pikëve të procedohet si më poshtë:

a) Shënohen me:

• M, Di, D2, Zi dhe Z2 përkatësisht pikët mesatare të shkollës së mesme të lartë, vlerësimet në lëndët e detyruara “Letërsi dhe gjuhë shqipe” dhe “Matematikë” dhe në ato me zgjedhje.

• K, Fi dhe F2 përkatësisht koeficienti i shkollës dhe koeficentët e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga universitetet publike.

b) Llogaritja e shumës S të pikëve të maturantëve/kandidatëve, të cilët kanë rezultuar kalues në provimet me detyrim dhe me zgjedhje, bëhet me formulën:

S = {[26 X M + 20 X (Dl + D,)j X K 4- 17 X (Z1 X FL + 2Z X F.)} X 5