“Eksperiment” me nxënësit/ Si e përdorin paskajoren në hartime

444
A duhet të përfshihet paskajorja në gjuhën shqipe? Po nxënësit e shkollave, adoleshentët si e përdorin paskajoren dhe forma të tjera të gëgnishtes ndërsa shkruajnë një sprovë letrare? Nëse sheh shkrimet e tyre kupton se sa të natyrshme e kanë ata përdorimin e pakajores.
“Eksperimentin” e ka publikuar një mësues i gjuhës shqipe në Korçë, Erget Cenolli, i cili ka publikuar disa shembuj të sprovave të nxënësve të tij, të cilëve iu kishte dhënë detyrë të shkruanin lirisht forma gegnisht ashtu si atyre do tu vinte ndër mend. P
as publikimit të këtyre shembujve, gjuhëtarja Ledi Shamku dhe studiuesi Gazmend Bërlajolli kanë reaguar me interes të veçantë, duke identifikuar në këto shembuj të sprovave letrare natyrshmërinë e përdorimit të paskajores.
Ledi Shamku është shprehur se nëse kjo detyrë ju është dhënë nxënësve toskë, është “shumë domethënëse që gegnishten e identifikojnë fill me paskajoren.”
Ndërsa studiuesi Bërlajolli thotë: “Nese udhezimi paska qenë aq përgjithesues “shkruani forma gegnisht”, ajo që u vjen më e kapshmja dhe e natyrshmja është paskajorja”. Sipas tij “në thelb, përfshirja e paskajorjes del detyra numër nji e gjuhësisë sonë.”